8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

BOTË: Danimarka lehtëson kufizimet hap shkollat

Nxënësit në shkollat e Danimarkës janë rikthyer procesit arsimor pasi qeveria ka lehtësuar kufizimet në parandalim të përhapjes së  koronavirusit duke u bërë i pari vend në Evropë që rihap shkollat.

Sipas medieve të huaja, çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore mirëpritën nxënësit që u kthyen sot, të cilët qëndruan 2 metra larg njëri-tjetrit, për të ruajtur rregullat e distancës sociale.

Në fillim të këti muaj, qeveria e Danimarkës njoftoi se shkollat do të rihapeshin pas pauzës më shuëm se një mujore për shkak të virusti Covdi-19. Me këtë rast është kërkuar nga prindërit dhe nxënësit të kenë kujdesë të shtuar në mbajtjen e distancën e tyre dhe të mbajnë higjienën në nivelin me të lartë.

Disa prindër kanë kundërshtuar rihapjen e shkollave, duke përmendur shqetësimet shëndetësore me një peticion që ka mbledhur rreth 18,000 nënshkrime.

Studentët e shkollave të mesme dhe të shkollave të larta të Danimarkës do të vazhdojnë të mësojnë nga distanca. Ata pritet të kthehen në klasë në 10 maj.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...