11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

BOTË: Edhe Kanadaja ndalon avionët “Boeing 737 MAX”

Kanadaja vendosi sot të mbyllë hapësirën e saj ajrore menjëherë dhe deri në një urdhër të ri për avionët model “Boeing 737 MAX 8” dhe “Boeing 737 MAX 9”, pas aksidentit tragjik të njërit prej këtyre avionëve të dielën në Etiopi, njoftoi ministri i Transporteve, Marc Garneau.

“Ky vendim u mor nga qeveria kanadeze pasi mori të mërkurën në mëngjes të dhëna të reja në lidhje me rrethanat e këtij aksidenti që shkaktoi vdekjen e 157 të vdekurve, mes të cilëve edhe 18 kanadezë”, shpjegoi ministri Garneau në një konferencë për shtyp, shkruan ATSH.

Nga ana tjetër shumë vende evropiane si Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Kosova, Shqipëria, etj, bashkë me tre vende të Azisë kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për modelet “737 MAX”.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...