Ish-senatorja dhe zonja e parë e SHBA-së Clinton ka hedhur poshtë mundësinë e rikandidimit për kreun e shtetit gjatë një inteviste për televizionin e New Yorkut “News12”.
Ajo gjithashtu tha se humbja në garën zgjedhore në 2016 nga Donald Trump nuk e ka lëkundur në luftën e saj politike.
“Nuk do të kandidoj, por dhe nuk do të shkoj gjëkundi. Do të vazhdoj të punojë, të flas dhe të përpiqem për atë që besoj”, tha Clinton, duke shtuar se e shqetësojnë shumë gjëra që ndodhin aktualisht në SHBA.
.