10.7 C
Pec
E mërkurë, 26 Mars, 2025

BOTË: Pas 14 vitesh në arrati kapet “truri” i Camorras (VIDEO)

Superbosi i klanit mafioz “Camorra”, Marko Di Lauro është arrestuar dje në qytetin e Napolit. Prej rreth 14 vitesh ai ishte në kërkim dhe cilësohej si personi i dytë më i rrezikshëm në Itali pas Matteo Messina Denaro.

Arrestimi i Di Lauro mund të lidhet me vrasjen e disa femrave që ndodhi në Milito, ku është përfshirë një i mbrojtur special, në të kaluarën e afërt të klanit.

Mediat italiane raportojnë se kur policia hyri në shtëpinë e tij, di Lauro ishte duke ngrënë makarona. Zona ku u kap superbosi i Camorras ishte prej kohësh nën vëzhgimin e rreptë të forcave të rendit.

Rruga “Emilio Scaglione”, rruga e gjatë që çon drejt rripit në veri të Napolit, është vetëm pak kilometra nga ajo që dikur ishte rezidenca e klanit. Pasi u siguruan se personi që donin ishte në shtëpi, policia dhe karabinierët hynë në veprim, duke e mbyllur operacionin për pak minuta.

https://www.youtube.com/watch?v=D1K-KUtBMfI
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...