5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

BOTË: Përjashtohet mundësia për “votim të tretë kuptimplotë” për Brexit-in

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Britanisë, John Bercow, ka deklaruar se nuk do të ketë “votim kuptimplotë” për marrëveshjen për Brexit të kryeministres Theresa May,

Gjatë fjalimit, Bercow tha se vendimi i tij bazohet në shqetësimet e shumë ligjvënësve të cilët thonë se Dhoma e Përfaqësuesve për të njëjtën marrëveshje do të votoj disa herë me të njëjtin rezultat.

Bercow gjithashtu iu referua rregullores së parlamentit britanik, i cili thotë se nëse për një çështje në thelb është marrë një vendim, i njëjti nuk mund të rikthehet sërish në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ai detajoi kronologjinë e ngjarjeve lidhur me marrëveshjen e kryeministres May dhe prolongimin e bërë në dhjetor të vitit të kaluar, si dhe dy disfatat në janar dhe mars.

Ai tha se mbajtja e votimit të tretë do të jepte rezultatet e njëjta dhe kështu do të ishte humbje e kohës së Dhomës së Përfaqësuesve në kryerjen e punës parlamentare.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...