Migrantët kishin përdorur disa shkallë për të hyrë në traget, që kishte ardhur në Francë nga Britania.
Migrantët e arrestuar po mbahen në selinë qendrore të policisë në Calais, teksa autoritetet po vazhdojnë kërkimet në anije, për të parë nëse ka migrantë të tjerë, raporton Reuters.
Organizatat që merren me migrantë vlerësojnë se qindra migrantë jetojnë në zonën e Calais, me shpresën se do të gjejnë mënyra për të shkuar në Britani të Madhe./REL/Njeshi
]]>