Mijëra luftëtarë të ISIS-it janë larguar nga fshati Baghouz. Forcat siriane, të cilat mbështeten nga trupat amerikane, kanë thënë se nuk do t’i ndalin sulmet deri në mposhtjen përfundimtare të militantëve. “Shpresojmë që e tëra të përfundojë së shpejti”, ka thënë Mustafa Bali, zëdhënës i Forcave Demokratike Siriane.
Ai ka thënë se forcat e tyre janë duke përparuar në dy fronte përmes përdorimit të armatimit të rëndë dhe të mesëm. Në anën tjetër, ISIS-i është kundërpërgjigjur me dronë dhe raketa, me ç’rast janë plagosur shtatë luftëtarë të koalicionit sirian. Lajmin e ka bërë të ditur komandanti Adnan Afrin.
Shtetet e Bashkuara i kanë rreth dy mijë trupa në Siri. Ata luftojnë kryesisht së bashku me Forcat Demokratike Siriane kundër ISIS-it. Presidenti amerikan kishte deklaruar fillimisht se do t’i largojë të gjithë ushtarët nga Siria, por më pas Shtëpia e Bardhë njoftoi se rreth 400 trupa do të mbeten në këtë vend, shkruan “Reuters”.
]]>