15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

BOTË: Trump do të bashkëpunojë me hetimin e demokratëve në Kongres

Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha se do të bashkëpunojë me hetimin ndaj fushatës së tij presidenciale dhe biznesit të tij, hetim i filluar të hënën nga demokratët e opozitës në Dhomën e Përfaqësuesve. Zoti Trump vazhdon të mohojë se ka patur ndonjë shkelje që përfshin lidhje të fushatës së tij me Rusinë apo gjatë presidencës së tij.

Dy vitet që kur Presidenti Donald Trump erdhi në Shtëpinë e Bardhë kanë qenë të trazuara dhe pritet që situata të trazohet më tej. “Ne do të bëjmë gjithçka mundemi për të marrë në dorë çdo provë. Hetimi po fillon.”

Të hënën, Komisionit Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve kërkoi dokumente nga më shumë se 80 vetë brenda administratës Trump, familjes dhe biznesit të tij, duke përfshirë ish-avokatin personal Michael Cohen, djemtë Eric dhe Don Junior si dhe dhëndrrin Jared Kushner  si pjesë e hetimit mbi akuzat për pengim të drejtësisë, korrupsion dhe shpërdorim pushteti.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...