10.9 C
Pec
E shtunë, 20 Prill, 2024

BOTË: Trump Shteti Islamik nuk kontrollon më asnjë territor në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se forcat e mbështetura nga SHBA-ja në Siri e kanë larguar grupin militant Shteti Islamik (IS) edhe nga territori i fundit që e kontrollonte në Siri.

Presidenti Trump, paraqiti para gazetarëve një hartë të Sirisë, në kohën kur ai u zgjodh president i SHBA-ve, në të cilën me pika të kuqe shënjestroheshin vendet e shumta që mbante nën kontroll grupi militant, dhe një hartë tjetër të ditëve të sotme, e cila nuk kishte asnjë pikë të kuqe.

“Ja ku e keni hartën. Urime”, tha Trump para gazetarëve.

Megjithatë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara i thanë agjencisë Reuters se luftimet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së enjte ndërmjet forcave që mbështeten nga SHBA-ja dhe grupit militant të ashtuquajtur Shteti Islamik në territorin e fundit që mbajnë nën kontroll.

Forcat Demokratike Siriane (SDF) janë përleshur gjatë ditës së enjte me militantët e fshehur në rajonin Baghouz. Forcat siriane janë mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders iu tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, të premten se grupi militant nuk mban më asnjë territor nën kontroll në Siri.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...