Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Pakistanit thuhet se udhëtimet me tren janë ndërprerë që nga dita e sotme për shkak të tensioneve mes dy vendeve.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se udhëtimet me trenin ekspres do të rifillojnë sërish pas uljes së tensioneve dhe pas eliminimit të problemeve të sigurisë mes dy vendeve.
Linja hekurudhore New Delhi-Lahore në të cilën realizohen udhëtime në mënyrë të ndërsjellë dy herë në javë, menaxhohet në mënyrë të përbashkët nga hekurudhat e Pakistanit dhe Indisë./Njeshi
]]>