10.8 C
Pec
E mërkurë, 26 Mars, 2025

BOTË: Samiti Trump-Kim përfundon pa marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, në lidhje me takimin e tij me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se “Ata kërkuan që sanksionet të tërhiqen plotësisht. Por ne nuk mund ta bënim këtë. Prandaj nuk arritëm marrëveshje”. 

Trump, zhvilloi një konferencë shtypi pasi nuk u arrit marrëveshje në samitin e dytë të tij me liderin verikorean, Kim Jong-un, në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi. 

Ai tha se samiti i filluar dje në Hanoi “me të vërtetë ka kaluar produktiv”. “Vendosëm të mos nënshkruajmë asgjë sot”, tha Trump. 

Presidenti amerikan tha se është krijuar “një marrëdhënie shumë të fuqishme” me liderin verikorean Kim, porse nuk kanë arritur marrëveshje. 

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...