21.3 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

Bregu: Mundësia e konfliktit të armatosur – brengë për Ballkanin

 

Sot, në Tiranë, është mbajtur takimi i Ministrive të Punëve të Brendshme nga Bashkimi Evropian dhe Rajoni, i cili hap siparin e  takimeve të Proçesit të Berlinit, Samiti i të cilit do të jetë me 16 Tetor po në Tiranë.

Sekretarja e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, ka thënë se janë disa tema të cilat sot janë shqetësim kryesor për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

“Cilat janë kërcënimet kryesore për qytetarët sot në rajon?  Krimi, krimi i organizuar, droga, trafiku njerëzor, dhuna dhe vandalizmi. Keqpërdorimi i armëve të zjarrit dhe trafikut të armëve .

Mundësia e konfliktit të armatosur apo destabilitetit politik në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe 74% pajtohen se keqinformimi është kthyer në një kërcënim sigurie për vendet e tyre”, ka shkruar Bregu./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...