16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Brenda 24 orëve, tetë raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24 orësh. Aty bëhet e ditur se janë regjistruar 8 raste të dhunës në familje. Dy raste kanë ndodhur në Fushë Kosovë, dy në Podujevë, dy në Malishëve një në Klinë dhe një në Lipjan.

Nga këo tetë raste 6 prej tyre janë viktima gratë dhë dy janë burrat. Një burrë nga Fushë Kosova ka raportuar se një grua vazhdimisht ka shkaktuar probleme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa një grua nga Fushë Kosova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar një burrë nga Podujeva i cili pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Për shkak të lëndimeve viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu është arrestuar edhe një burrë tjetër nga Podujeva për shkak të dyshimit se ka sulmuar fizikisht viktimën grua. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa një grua nga Malisheva ka raportuar se ishte sulmuar nga i dashuri. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Tutje një burrë nga Malisheva ka raportuar se një grua ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Një grua nga Klina ka raportuar se një burrë ka kryer veprën “Dhunë në familje”, ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Dhe një grua nga Lipjani ka raportuar se është kërcënuar nga një burrë. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. Policia të gjitha rastet i ka cilësuar “Dhunë në familje”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...