13.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Brenda një viti 97 të vdekur në Kosovë nga aksidentet në trafik

Vetëm gjatë vitit të kaluar, 97 persona e kanë humbur jetën në rrugët e Kosovës. Sipas ekspertëve të komunikacionit, shkaktarët kryesorë mbesin shpejtësia, përdorimi i telefonave gjatë ngasjes së automjetit dhe mosrespektimi i sinjalistikës rrugore.

Numri i personave të vdekur në rrugët e Kosovës është 97, bazuar në statistikat e fundit të trafikut rrugor të vitit paraprak, pra gjatë periudhës janar- dhjetor 2024.

Sipas këtyre statistikave të autoriteteve, aksidentet mbeten një shqetësim i madh për sigurinë e qytetarëve kosovarë.Nol Dedaj, ekspert i Komunikacionit, vlerëson se situata është rënduar ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara.

Shkaktarët kryesorë të aksidenteve vazhdojnë të jenë shpejtësia, përdorimi i telefonave celularë gjatë drejtimit dhe mosrespektimi i sinjalistikës rrugore.

Mungesa e infrastrukturës së sigurt, si dhe shmangia e masave të sigurisë nga qytetarët, janë gjithashtu faktorë që kontribuojnë në rritjen e aksidenteve.Në dy vitet e fundit janë regjistruar 22. 586 aksidente në të gjithë Kosovën, policia e trafikut ka shqiptuar gjithsej 724 mijë e 493 gjoba ndaj shkelësve të rregullave./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...