3.7 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Brezat në Trepçë: Bëhet drejtor, aty ku e humbi babanë (VIDEO)

Nga e premtja, edhe zyrtarisht siguroi ulësen e të parit të “Trepçës”.

Udhëheqja e ndërmarrjes metalurgjike, sa është përgjegjësi për mitrovicasin Bashkim Kurti po aq edhe emocion, pasi i njëjti është bir minatori që më 1987 vdiq brenda minierës.

Pas gati 4 dekadave nga vdekja aksidentale e Qazim Kurtit bashkë me një koleg të tij, 48 vjeçi është krenar për pozitën e fituar.

Si shef i ri e me përvojë profesionale mbi 24 vjeçare, Kurti zotohet se do ta kthejë ndërmarrjen në profitabile, pa anashkaluar përkrahjen e “luanëve të nëntokës” siç ky i quan minatorët.

Koordinim e rezultate të mira, presin edhe minatorët sindikalistë që drejtorit të ri ia njohën edhe babain e ndjerë.

Mandatin tre vjeçar për të cilin thotë se nuk munguan urimet e shumta, Kurti do ta marrë ditëve në vijim, pasi ta dorëzon pozitën e kryeshefit në ujësjellësin e Mitrovicës.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...