Mbretëria e Bashkuar edhe zyrtarisht e ka shpallur organizatë terroriste grupin mercenar rus, Wagner.
Kjo vjen pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi javën e kaluar se do ta bënte vepër penale mbështetjen ose të qenit pjesë e grupit.
Shkelja e urdhrit të ndalimit mund të dënohet deri në 14 vjet burg, raporton skynews.
Duke shpallur vendimin javën e kaluar, sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman e quajti Wagnerin “organizatë të dhunshme dhe shkatërruese që ka vepruar jashtë shtetit si një mjet ushtarak i Rusisë së Vladimir Putinit”.