15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Britania është mbështetës afatgjatë i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës

Në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara u diskutua për situatën e sigurisë.

Në fjalimin e përfaqësuesit të Britanisë së Madhe, u tha se ky vend është mbështetës afatgjatë i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

“Ne jemi me përpjekjet e qeverisë për të përforcuar zbatimin e ligjit, për pronat nga viti 2016 në Deçan. Po ashtu jemi mbështetës të aspiratave edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha ai.

Ai theksoi se dyja vendet duhet të jenë të angazhuar edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Britaniku shtoi se “mungesa e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi, ka implikime negative për rajonin”.

Diplomati tha se edhe Kosova edhe Serbia duhet të jenë të përfshirë në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në OKB përmendi edhe çështjen e dinarit, e për të cilin tha se kjo duhet të marrë zgjidhje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...