20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Britania i vë sanksione të reja Bjellorusisë

Britania do t’i vë Bjellorusisë sanksione të reja ekonomike, tregtare dhe në fushën e transportit, kjo pasi mbështeti dhe ndihmoi Rusinë në fillimin e pushtimit të Ukrainës.

Pakoja e re e sanksioneve përfshin ndalesat për import dhe eksport mallrash në vlerë prej rreth 80 milionë euro, përfshirë eksportimin e naftës.

Sanksionet gjithashtu do të aplikohen sa i përket metalit nga Bjellorusia, dhe nga këto sanksione do të preken shumë kompani bjelloruse.

Kujtojmë që Bjellorusia ishte aleate e fuqishme e Rusisë sa i përket idesë së pushtimit të Ukrainës, madje nga ky vend ishin nisur për sulm shumica e forcave ruse.

Mbrëmë presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, tha se vendi i tij qëndron përkrah Rusisë dhe këto dy vende sipas tij duhet qëndruar “gjithmonë bashkë”.

Nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, Lukashenko ishte mbështetës i fuqishëm i presidentit rus Vladimir Putin, ndoshta edhe ndër të paktët në botë që mbështetën Moskën për këtë luftë të përgjakshme./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...