18.9 C
Pec
E shtunë, 23 Shtator, 2023

Britania uron Doganën për 1 miliardëshin

Ambasada Britanike në Prishtinë ka uruar Doganën e Kosovës, e cila një ditë më parë njoftoi se është arritur rekord i të hyrave, ku janë mbledhur 1 miliard euro.

Sipas Doganës, krahasuar me vitin e kaluar, të hyrat janë tejkaluar me 71 milionë euro apo 7.62 për qind.

Nga ambasada kanë thënë se këto rezultate pasqyrojnë punën e palodhur dhe përkushtimin e të gjithë atyre që punojnë brenda institucionit.

“Urime për Doganën e Kosovës për arritjen e rezultateve kaq të shkëlqyera, duke mbledhur mbi 1 miliard euro të hyra këtë vit. Këto rezultate pasqyrojnë punën e palodhur dhe përkushtimin e të gjithë atyre që punojnë brenda institucionit”.

“Mbretëria e Bashkuar ka marrëdhënie të veçantë dhe afatgjatë me Doganën e Kosovës dhe mbetemi të përkushtuar për të dhënë mbështetje në këtë fushë”, thuhet në urimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...