5.9 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Britania vlerëson angazhimin e ushtarëve të Kosovës në stërvitjen e kolegëve ukrainas

Një kontigjent i ushtarëve të FSK-së është nisur mbrëmë për në Britani të Madhe për të mbështetur një operacion të quajtur INTERFLEX.

Kështu ka bërë të ditur misioni i MB-së në Kosovë përmes një postimi në platforëm “X”.

Në njoftim thuhet se Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas që nga fillimi i luftës.

Ambasada britanike thotë se operacioni INTERFLEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim stërvitjen e trupave të ushtrisë ukrainase.

“Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmëri për angazhimin e instruktorëve për të ndihmuar në procesin stërvitor të Ushtrisë së Ukrainës në kuadër të këtij operacioni”, u tha në njoftimin e kësaj ambasade./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...