32.1 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Brukseli i përgjigjet Kurtit: Drafti Evropian të shkojë në Kushteutese, i takon Kosovës të kërkojë këshilla në Venecia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistën e tij të fundit kur ka folur për Draftin e BE-së për Asociacionin, ka thënë se emisari sllovak, Miroslav Lajcak, duhet ta çojë vetë draftin për Asociacionin në Komisionin e Venecias dhe se Kurti vetë si kryeministër i Kosovës do ta çojë Draftin e Kosovës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Lidhur me këtë në një përgjigje për GE ka folur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke thënë se përfshirja e Komisionit të Venecias nuk parashihet si pjesë e marrëveshjeve 2013 dhe 2013 për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Përfshirja e Komisionit të Venecias nuk është paraparë si pjesë e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar Stano.

Stano tutje ka thënë se QUINT dhe BE i kanë bërë të qarta pozicionin dhe pritjet e tyre për hapin e radhës që Kosova duhet ta ndërmarrë në procesin e implementimit të marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015  për themelimin e Asociacionit, përkatësisht dërgimin e Draftit të Bashkimit Evropian në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“BE-ja dhe Kuinti e kanë bërë shumë të qartë qëndrimin dhe pritjet e tyre për hapin e ardhshëm që Kosova duhet të ndërmarrë në procesin e zbatimit të dy Marrëveshjeve të Brukselit (2013 dhe 2015) në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, përkatësisht referimin e Draft Statuti Evropian në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe për Gjykatën Kushtetuese që ta shpallë kërkesën të pranueshme”, ka shtuar tutje Stano.

Zëdhënësi i BE-së tutje ka thënë se Drafti Evropian është shkruar nga ekipi i Lajçak bashkë me ekspertë ligjor nga Franca, Gjermania, Italia dhe SHBA, pasi palët s’kanë qenë të gatshme që të draftojnë një draft të tyre përgjatë procesit.

Stano ka thënë se pas prezantimit të Draftit të BE-se tek kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vucic në tetorin 2023, hapi i radhës duhet të merret nga Kosova në pajtim me marrëveshjet 2013 dhe 2015.

 

“Draft Statuti Evropian u shkrua nga ekipi i Emisarit special-së së bashku me ekspertë të njohur ligjorë ndërkombëtarë, si dhe ekspertë nga Franca, Gjermania, Italia dhe SHBA-ja, pasi palët nuk ishin në gjendje të angazhoheshin vetë në një proces hartimi. Pas prezantimit të draftit evropian kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq në tetor 2023, Kosova duhet të ndërmarrë hapat e ardhshëm në përputhje me Marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, siç u theksua më lart”, ka potencuar zëdhënësi i BE-së.

Peter Stano ka thënë se i përket Kosovës që si palë në Komisionin e Venecia të kërkojë këshilla ligjore për draft-legjislacionin apo legjislacionin që janë në fuqi, përfshirë edhe Draftin Evropian për Asociacionin.

“I takon Kosovës si palë në Komisionin e Venecias që të kërkojë këshilla juridike për projektligjet ose legjislacionin tashmë në fuqi, duke përfshirë edhe Projekt Statutin Evropian. Ne presim nga Kosova që të veprojë shpejt për këtë çështje dhe t’iu japë fund vonesave në përmbushjen e obligimeve të veta”, ka thënë Peter Stano./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...