16.2 C
Pec
E enjte, 10 Korrik, 2025

Bundestagu zgjatë praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

Bundestagu gjerman në leximin e dytë ka vendosur për vazhdimin e pjesëmarrjes së pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë.

Në njoftimin e publikuar në faqen e tij zyrtare, thuhet se personeli deri në 400 ushtarë gjermanë do të mbetet i pandryshuar.

Mandati i KFOR-it në Kosovë është përgjithësisht i hapur, por Qeveria Federale megjithatë ia paraqet mandatin Parlamentit çdo vit për shqyrtim dhe vendimmarrje, përkujton Bundeswehr-i gjerman.

Për shkak të tensioneve ekzistuese, stabilizimi nga KFOR dhe prania e Bundeswehr-it në rajon është ende e nevojshme.

Bundeswehr shihet si garantues sigurie dhe si një plotësues i strukturave të sigurisë dhe kjo është arsyeja pse Gjermania po e mbështet këtë mision brenda kornizës së NATO-s për ruajtjen ushtarake të paqes në Ballkan. Ky është parakushti për zhvillime të mëtejshme politike, sociale dhe ekonomike në Kosovë, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...