8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Burri i Presidentes Osmani i reagon Vuçiqit: Analfabet, propagandist i Kasapit të Ballkanit

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur analfabet dhe propagandist të Kasapit të Ballkanit, presidentin serb Vuçiq.

Në një postim në profilin e tij në “X”, Sadriu shkruan:

‘Një kryetar shteti analfabet, dikur një mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla”, shkruan ai.

Reagimi i Sadriut vjen pasi një ditë më parë Vuçiq tha se në periudhat e ardhshme, Serbia do të detyrohet që të marrë vendimet të ndryshme përmes të cilave do të gjendet zgjidhje për t’i dërguar pagesat për serbët në Kosovë./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...