Është arrestuar një burrë në Leposaviq, i cili dyshohet se ka vjedhur gjashtë goma me disqe metali.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Më 21.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte vjedhur 6 goma me fellne metali, pronë të ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Njeshi/