Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me çështjen e buxhetit në komunën e Gjilanit, duke thënë se buxheti për një njeri nuk kalon, dhe se, LDK-ja e mbështet buxhetin për Gjilanin
Ai ka thënë edhe se Alban Hyseni është ai që e solli komunën e Gjilanit në këtë gjendje, e cila ka edhe 14 ditë që të shpëtohet nga masat e jashtëzakonshme.
Tutje, nënkryetari i LDK-së, ka shkruar edhe se sot kjo komunë është e përjashtuar nga grantet e qeverisë së Kosovës dhe grantet e partnerëve, siç ka thënë ai, për shkak të menaxhimit të keq të buxhetit dhe raportit të auditorit të përgjithshëm të Kosovës.
‘‘Pra, buxheti për vitin 2025 kalon vetëm nëse harmonizohen këto programe qytetare në Kuvend, nga të gjitha grupet politike. Për fund, po e ripërsëris, buxheti elektoral i projektuar kështu për një njeri, nuk kalon, sepse LDK mbështet vetëm buxhetin për Gjilanin. Ne e duam qytetin më shumë se partinë. Gjithmonë!’’, ka shkruar ai ndër tjerash./Njeshi/
Postimi i plotë: