8.9 C
Pec
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Buxhovi për hit-këngëtarët e estradës: Dani është këngëtari më i pastër në Ballkan (VIDEO)

Në rrëfimin e tij të karrierës, në ‘RADIO 1’, udhëheqësi artistik i shumë orkestrinave të njohura gjakovare të kohës, ish-bashkëpunëtori i ngushtë ndër dekada i këngëtarit të njohur kosovar  Shkëlzen Jetishi-Xeni, fis-harmonikisti i njohur nga Gjakova Vllaznim Buxhovi, është ndalur edhe me vlerësimet për këngëtarët aktual të estradës kosovare.

Sinan Vllasaliu, Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi-Dani, Afrim Muçiqi, Linda Hakaj dhe Nysret Muçiqin në optikën profesionale muzikore të Vllaznim Buxhovit.

VIDEO

Ndryshe Vllaznim Buxhovi në këtë rrëfim të gjatë të jetës dhe karrierës 50 vjeçare muzikore, është  ndalur me theks të veçant mbi raportet ndër vite dhe ato aktuale me këngëtarin e njohur kosovar Shkëlzen Jetishin – Xenin.

Të pandashëm që prej ditëve të para, nga Orkestrina ‘Ganimete Tërbeshi’ e deri tek orkestra ‘Vllaznim Buxhovi’, cilat janë raportet aktuale të kësaj dysheje, që prej periudhës së shkëputjes aktive të Xenit nga kënga, pasojë e disa shqetësimeve shëndetësore vokale!

‘Me më pas thënë dikush që do e vazhdosh karrierën pa Xenin, e kish çu prej tavolinës. Nuk ka pasur shans…’-thotë Buxhovi.

VIDEO

Vllaznim Buxhovi, pas vitesh e dekadash, në këtë fillim-vit, ka refomuar grupin muzikor me instrumentist të gjeneratës së re dhe shumë të talentuar nga Gjakova.

Ka ofruar rreth vetës edhe këngëtarët e brezit të ri por shumë premtues që ka Gjakova, Laokont Bytyqin, Fjoralba Sylen dhe Fisnik Ukmatën./Njeshi&RADIO 1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...