5.1 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Buzhala: Për Kurtin duhet me qenë i vdekur për me qenë hero

Berat Buzhala, ka thënë se për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurtin, fatkeqësisht duhet të jesh i vdekur për të qenë patriot ose hero.

Buzhala tha se për Kurtin, asnjë shqiptar i gjallë nëse nuk është në Lëvizjen Vetëvendosje, për të s’ka bë kurrgjë.

“Për Albin Kurtin, fatkeqësisht duhet të jesh i vdekur për të qenë patriot ose për të qenë hero i këtij vendi. Asnjë shqiptar i gjallë, nëse nuk është në Lëvizjen Vetëvendosje, për të s’ka bë kurrgjë. Nuk ka shqiptarë të gjallë të luftës, që është i mirë”.

“Çka kanë dallim Sami Lushtaku me Rexhep Selimin, apo me Daut Haradinajn. Por “10-shin” e glorifikojnë”, tha Buzhala .

Më tej, ai e komentoi edhe tubimin e VV-së në Drenas e Skenderaj, ku tha se përveç ligjit, në politikë duhet të ketë edhe logjikë.

“Ky mund të shkojë edhe në Burojë, por logjika thotë se ‘është i liderit tjetër’ dhe ti nuk shkon të provokosh atje, sepse është provokim nëse shkon në fshat të tij”, tha ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...