15.2 C
Pec
E premte, 2 Qershor, 2023

Cakërrimi i gotave me Haradinajn, Kurti: Mendoj se bëra mirë, aty është shkruar historia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është përfolur shumë për një dolli që e ngritur me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në kullën e familjes së këtij të fundit për Epopenë e Dukagjinit.

Albin Kurti ka thënë se do të ishte gabim po të mos “cakrronte gotat” me të zotin e shtëpisë dhe protagonistin e ngjarjes Ramush Haradinajn.

“Nëse e ke fjalën për atë dollinë me kryetarin e AAK-së, ajo ishte në 25 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit. Pra ishte një situatë e jashtëzakonshme. E aty zoti Haradinaj, që ka qenë edhe pjesëmarrës në luftë, ishte edhe i zoti i shtëpisë. Unë kam mundur edhe të mos shkoj por mendoj e do të ishte gabim. Nëse kam shkuar, atëherë është gabim nëse nuk cakërroj gotat”, tha ai në Dukagjini.

“Unë mendoje se kam bërë mirë pasi aty është shkruar historia”, shtoi Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...