7.7 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Caki shpalosë emrat e bashkëpunëtorëve muzikor për 2023

I njohur dhe shumë i dashur, i veçant dhe karakteristik për zërin, melosin dhe veçanërisht repertorin e pasur shqip, Këngëtari i njohur pejan e kosovar Vllaznim Sinani-Caki, vitin 2023 e ka filluar me shumë plane projektesh artistike e muzikore.

Disa prej tyre si solo-këngëtar dhe të tjera si bashkëpunime në duet, qoftë me vëllëzërit, qoftë me koleg të tjerë të njohur.

Për t’ja nisur mbarë 2023-tës, elanin dhe energjinë Vllaznim Sinani-Caki i gjeti edhe në organizimet e shumta të mirëfillta në fund vitin e vjetër që lamë prapa.

‘Dhjetori është karakterizuar me mbrëmjen artisitike për Odën e Avokatëve të Kosovës. Një aheng madhështorë e me shumë nivel. Rreshtazi dhe pas këtij manifestimi kemi pasur prezantimin artistik të fundvitit për stafin akademik të Universitetit shtetëror ‘Haxhi Zeka’ në Pejë. Më pas ndërrimi i moteve – mbrëmjet festive na gjetën në Hotelin prestigjioz Dukagjini. Kemi mbuluar edhe thirrje e koncerte nga institucionet qoftë lokale qoftë dikastere të nivelt qendror. Normalisht ndjehesh mirë, kur pritesh mirë. Nderi të takon dhe të mbushë edhe përgjegjësi. Nga ana artistike kam qenë i inkuadruar me projektet nacionale televizive me SHKA ‘Sofra Pejane’, ku kemi debutuar në ‘ATV’, RTK, Rtv 21 dhe të tjera media.”-thotë Vllaznim Sinani-Caki në ‘RADIO 1’.

Tutje Caki, flet për projektet e fillim vitit.

“Fokus do kemi punët studike, të lëna pak prapa, kjo për shkak të organizimeve që kishim live, të cilat i shpalosa. Tani kur jemi tek studio-realizimet, planet e para janë në studion e maestro Afrim Maculës në Prishtinë. Aty do kem mesiguri diçka të re si krijimtari. Më pas kam ndërtuar biseda me muzicientin e njohur Saimir Çilin. Do punojmë ndonjë reprodukim muzikor popullor në studion e tij në Tiranë. Kompletimi i krejt projektit studik do të pasoi me studion e grupit tim ‘Margiona’ këtu në Pejë. Janë mesiguri miqtë e mi ndër vite, Gjevdet Dranqolli, Sead Muqa-Sei, Muhamet Krasniqi e Dren Pudarolli,  ata që do jenë afër meje.”-shtoi ai.

Në fund, këngëtari shpalos edhe faktin se këto audio projekte do të pasohen edhe me video-xhirime për mediat televizive kosovare.

E veçant nga sukseset e Cakit, mbetet edhe krijimtaria e të shkruarit. Një tekst që pritet të dal në dritë shumë shpejt, është dedikim për një mik të tij, këngëtarë shumë të njohur e për të cilin, Caki thotë se do të flas njëherë tjetër së bashku në intervistë me kompozitorin Afrim Macula dhe protagonistët tjerë të këngës.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i suksesshëm i Vllaznim Sinanit – Cakit, ishte ai i tog-këngëshit, “Jam mërzitë’ e Xenit, ‘Magdalena’ e Danit dhe ‘Zambaku’ këngë qytetare e Gjakovës, përbërje e një kolazhi ritmik të zgjedhur me kujdes nga vet këngëtari./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...