14 C
Pec
E hënë, 19 Maj, 2025

Cakolli: Kjo situatë mund të zgjas deri në zgjedhjen e Presidentit

Sot është hera e katërt që të zgjedhurit e popullit mblidhen për ta konstituar Kuvendin.

Derisa sot do të tentohet për herën e tretë për ta zgjedhur kryekuvendarin/ren.

Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Albulena Haxhiun, për këtë pozitë.

Por, nga PDK, LDK e AAK-ja nuk ka shenja se mund të ndryshojë kjo situatë.

Ndërkohë Eugen Cakolli nga KDI, tha se bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014-të, kjo situatë mund të zgjas pafundësisht, nëse partia e parë nuk gjen zgjidhje politike.

“Fatkeqësisht nuk ka asnjë afat kohor, mund të shkoj në pafundësi. Ndonëse në rastin tonë i bie në skenarin më të keq të mundshëm, në vitin e ardhshëm në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit, edhe po nuk u zgjodh kryetari i Kuvendit do të kemi zgjedhje parlamentare”, deklaroi Cakolli./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...