Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Demokraci ka reaguar pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar dy përfaqësues politik të partive minoritare, Nenad Rashiq dhe Emilija Rexhepi, për të biseduar për krijimin e qeverisë së re.
Cakolli thotë se një veprim i tillë s’është në rregull dhe s’duhet të normalizohet. Ai shkruan se kjo s’ka të bëjë me çështje teknike, por është praktikë që e zbeh kufirin mes shtetit dhe partisë dhe që tregon për mënyrën se si konceptohet pushteti.
Ai ka shtuar se një parti që synon të qeveris me vendin, duhet të tregojë standartë më të larta dhe jo të shfrytëzojë hapësirat e shtetit për interesa të vetat.
“Një subjekt politik që synon të qeverisë vendin duhet të tregojë standarde më të larta – jo të shfrytëzojë hapësirat e shtetit për interesa të veta. Prandaj, takimet konsultative për formimin e qeverisë duhet të mbahen në seli partie ose në ambiente neutrale, e kurrsesi në zyra publike që u përkasin të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Cakolli.
Postimi i plotë: