Eugen Cakolli nga DNV, ka reaguar për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga ana e KQZ-së, duke theksuar se kjo ka qenë vonesa më e gjatë që nga zgjedhjet e 2010, duke u bërë plot 34 ditë pas ditës së votimit.
Megjithatë, ka shtuar Cakolli në postimin e tij, kjo shpallje nuk nënkupton edhe përfundimin e procesit.
‘‘Në 48 orët e ardhshme pritet të parashtrohen mbase qindra ankesa, trajtimi i tërësishëm i të cilave mund të zgjasë deri në 12 ditë. Prej tyre, gjithsej 6 ditë janë të parapara në PZAP dhe 6 të tjera në Gjykatën Supreme. Kjo, pa llogaritur vendimet që mund të marrin këto institucione, të cilat potencialisht mund të ndikojnë në certifikimin e rezultateve’’, ka shkruar ai.
Po ashtu, ai ka theksuar se KQZ-ja për herë të parë ka pasur gjashtë muaj kohë për t’u përgatitur për zgjedhjet parlamentare./Njeshi/