Do të jetë Mauricio Mariani arbitri i “Derbit të Italisë” mes Juventusit dhe Interit, që do të luhet më 16 shkurt në Torino.
Për gjyqtarin pritet të jetë një provë e madhe duke marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes, por edhe kritikat e shumta që gjyqtarët kanë marrë kohët e fundit në Serinë A.
Megjithatë, nuk do të jetë një debutim në “Derbin e Italisë” për Marianin duke qenë se e ka arbitruar këtë ndeshje edhe në 2 raste të tjera.