6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Cameron: Izraeli duhet të mendojë seriozisht përpara veprimeve të mëtejshme në Gaza

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka deklaruar se Izraelit duhet të ndalojë dhe të mendojë seriozisht përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim të mëtejshëm në Rafah.

Këto komente i bëri pas sulmeve ajrore izraelite në qytetin jugor të Gazës, që është streha e fundit për rreth një milion civilë të zhvendosur.

Zyrtarët lokalë të shëndetësisë thanë se 67 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në sulmet ajrore, nën të cilat Izraeli liroi dy pengje.

I pyetur në lidhje me situatën në Rafah dhe nëse Izraeli kishte shkelur ligjin ndërkombëtar, Cameron u tha gazetarëve: “Ne mendojmë se është e pamundur të bëhet luftë mes gjithë këtyre njerëzve. Ata nuk kanë ku të shkojnë”.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën, dhe duam që Izraeli të ndalojë dhe të mendojë shumë seriozisht përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim të mëtejshëm”, shtoi Cameron.

“Por mbi të gjitha, ajo që duam është një pauzë e menjëhershme në luftime dhe duam që kjo pauzë të çojë në një armëpushim”, ka thënë për fund Sekretari i Jashtëm britanik./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...