8.2 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Cameron në Kosovë, nis takimin me ministren Gërvalla

Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në ditën e dytë të vizitës, Cameron ka zhvilluar takim me ministren e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Pas takimit, Gërvalla dhe Cameron do të deklarohen për media.

Ministrin britanik të Punëve të Jashtme do të takojë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ndryshe, Cameron ka arritur mbrëmë në Prishtinë.

Mbrëmë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një darkë pune ka pritur Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron, i cili po e viziton Kosovën për herë të parë.

Kurti, duke i uruar mirëseardhje Sekretarit Cameron, u shpreh i lumtur që vitin 2024 po e fillon me një takim të rëndësishëm dypalësh me miken, partneren dhe aleaten e afërt të Republikës së Kosovës, Mbretërinë e Bashkuar, teksa e uroi Sekretarin Cameron për detyrën e tij të re dhe Vitin e Ri 2024.

Ky i fundit në një postim në Twitter shkruan se ishte kënaqësi të takojë ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë.

“Kënaqësi të pres ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Prishtinë në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar të këtij viti. Mbretëria e Bashkuar ka qenë një aleat i vendosur dhe besnik i Republikës së Kosovës, që para krijimit të shtetit tonë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që gëzojmë”, shkruan Kurti.\Njeshi\

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...