9 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Cana me një mesazh për tifozët e Kosovës: Mos i ngarkoni lojtarët me gjëra palidhje, ndjehuni krenar që kemi djem aq cilësor

Kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana e ka vlerësuar lart Kombëtaren e Kosovës.

Në një emisionin televiziv, Cana ka pasur një porosi për të gjithë “Dardanët”.

Ai ka kërkuar nga tifozët që t’i mos i ngarkojnë lojtarët me gjëra të panevojshme dhe t’ë ndjehen krenar me ta.

“Kosova ka bërë shumë shpejtë emër shumë shpejtë është afirmuar në skenën ndërkombëtare se ka cilësi. Edhe në kohën kur ekipi kombëtar ka arrit kualifikimin në Evropian, ne ishim më shumë se gjysma prej Kosovës.”

“…me bo rezultate të mira kaq shpejtë është shumë mirë. Thjesht nuk duhet me i ngarku me gjëra negative. Nuk duhet me fillu me këto gjëra ‘Pse Kosovën jo, pse Shqipërinë jo, pse ai s’po vjen me lujt’ është ngarkesë palidhje. Në fund të fundit këta janë duke dhuruar emocione të jashtëzakonshme. Duhet thjesht t’i lëjmë të vazhdojnë, le të rriten, kanë për t’u përmirësuar. Kanë për të pasur mundësi për t’u kualifikuar prapë, për këtë jam i sigurt. Thjesht duhet t’i mbështesim dhe t’i kemi për krenari që kemi djem aq cilësor dhe mos t’i ngarkojnë me gjëra se është e panevojshme”, u shprehë Cana./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...