20 C
Pec
E martë, 30 Maj, 2023

Çekët votojnë për presidentin e ri

Shtetasit e Republikës Çeke janë duke votuar të shtunën në zgjedhjet presidenciale, për të zgjedhur pasardhësin e Millosh Zemanit.

Pozita e presidentit në Çeki konsiderohet ceremoniale. Miliarderi Andrej Babish, është në mesin e tetë kandidatëve që garojnë për president. Zgjedhjet kanë nisur të premten dhe përfundojnë në pasditen e së shtunës.

Babish, ish-kryeministër, është shpallur i pafajshëm këtë javë në një gjyq për mashtrim, vendim që ia ka rritur mundësitë për të fituar në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk fiton shumicën, dy kandidatët me më së shumti vota do të përballen me rundin e dyte pas dy javësh.

Gjenerali ushtarak, tashmë i pensionuar, Petr Pavel, 61-vjeçar, ish-pjesëtar i komitetit ushtarak të NATO-s, dhe ish-rektorja universitare, Danushe Nerudova, 44-vjeçare, janë konkurrentët kryesorë të Babishit.

Përndryshe Zeman ka mbajtur dy mandate pesëvjeçare në pushtet.Mandati i tij i dytë, dhe i fundit, skadon në mars.Ai ka qenë presidenti i parë që është zgjedhur me votë popullore.Dy ish-presidentët tjerë, Vaclav Havel dhe Vaclav Klaus janë zgjedhur me votën e ligjvënësve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...