24.5 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

Çeku reagon për djegien e muzeut në Gjakovë: Krim, përgjegjësit të marrin dënimin e merituar

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas djegies së muzeut të muzikës në Gjakovë.

Ai tha se u bë krim mbrëmë ndaj trashëgimisë kulturore dhe se përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar.

“Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar”.

Çeku tha se ndërtesa e muzeut do të restaurohet dhe dha zotim se Muzeun e Muzikës do ta funksionalizojnë.

“Ndërtesa e Muzeut të Muzikës, aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale. Pas restaurimit, si ministri do t’i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut”, ka shkruar ai.

Policia e Kosovës tha se mbrëmë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Policia tha se për djegien e muzeut, është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti vazhdon në procedurë hetimore.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...