4.2 C
Pec
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Çeku takohet me përfaqësuesit e FES-it në Kosovë

Në cilësinë e sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku bashkë me anëtaren e këtij sekretariati, Anila Vrajolli, janë takuar me Drejtorin aktual të FES-it në Kosovë, Renè Schlee, të shoqëruar nga Peter Hurrelbrink, që pritet ta zëvendësojë Schlee si drejtor i ri i FES-it në Kosovë.

Sipas njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje, në takim është diskutuar për bashkëpunimin e frytshëm gjatë viteve të fundit.

“Në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit të sinqertë e të frytshëm që kishim gjatë viteve të fundit me z. Schlee, ku edhe shprehem një falënderim të veçantë për punën e tij, njëherazi duke i uruar sukses të mëtutjeshëm në angazhimet e tij të reja. Dhe, duke i uruar mirëseardhje në Kosovë z. Hurrelbrink, ndamë bindjen e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit përmes FES-it, të cilën organizatë e kemi edhe partner socialdemokrat”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...