1.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Çeku: Vendimi për ndalimin e boksierëve kosovarë është marrë me direktiva të Serbisë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Ceku, tha se e dënojmë rëndë vendimin për ndalimin e boksierëve kosovar, teksa theksoi se ky veprim i organizatorit është vendim që është marr nga qeveria e Serbisë.

“Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës e dënojmë rëndë veprimin për ndalimin e pjesëmarrjes së boksierëve kosovar në kampionatin botëror të boksit. Vendimin për mohimin dhe së drejtës për të përfaqësuar shtetin e tyre në kampionatin botërorë është shkelje e të gjitha kartave dhe rregullave ndërkombëtare të sportit”, tha Çeku.

Ai theksoi se ndalimi i boksierëve, është vendim i marr me direktiva të Serbisë.

“Ne konsiderojmë se ky veprim i organizatorit të Kampionatit Botëror të Boksit në Beograd, është vendim i marr me direktiva të Serbisë”.

Tutje, Çeku tha se kemi kërkuar reagim edhe nga ambasadat e shteteve në Kosovë.

“Ne kemi kërkuar reagim edhe nga Ambasadat e shteteve në Kosovë, që me autoritetin e tyre të ndërhyjnë në këtë vendim, dhe t’u mundësohet boksierëve tanë pjesëmarrja në kampionatin botëror të boksit”.

“Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë kërkesa të njëpasnjëshme tek strukturat udhëheqëse të Federata Botërore të Boksit dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, për ndërhyrjen e politikës serbe në sportin kosovar”, tha Çeku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...