31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Cena i Hidrodrini-t dhe kryetari i Klinës Elezaj, inspektojnë punimet në projektin e Fundërruesit

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. ing. Dri Cena ka takuar sot kryetarin e Komunës së Klinës prof.Dr. Zenun Elezaj, me çrast së bashku kanë inspektuar rrjedhën dhe dinamikën e punimeve në ndërtimin e fundërruesit në këtë komunë, investim ky i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Kosovës, KRU ‘Hidrodrini’-t dhe Komunës së Klinës.
Fundërruesi që po ndërtohet, do të shërbejë për sistemin e filtrimit të ujit të pijes në Klinë, domosdoshmëri e kahmotshme për banorët e asaj ane.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.
Postimi i plotë:

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Menaxhmenti Rajonal

Takohen Kryeshefi Cena dhe Kryetari i Klinës Elezaj, inspektojnë punimet në projektin e Fundërruesit

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. ing. Dri Cena ka takuar sot kryetarin e Komunës së Klinës prof.Dr. Zenun Elezaj, me çrast kanë inspektuar rjedhën dhe dinamikën e punimeve në ndtimin e fundërruesit në këtë komunë, investim ky i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Kosovës, KRU ‘Hidrodrini’-t dhe Komunës së Klinës.

Fundërruesi do të shërbejë për sistemin e filtrimit të ujit të pijes në Klinë, domosdoshmëri e kahmotshme për banorët e asaj ane.

Ndryshe, në muajin Nëntor të vitit të shkuar (2023) ishte vënë gurthemeli i këtij fundërruesi e ku kishte marë pjesë edhe vet kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti.’-thuhet në komunikatën e postuar nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.

Më 7 Nëntor të vitit të kaluar, (2023), duke përuruar gurthemelin e fundërruesit, kryeministri Kurti kishte deklaruar, se: “Klina ka 6 lumenj e i mungon uji i pijes, por uji i lumit vetvetiu nuk është ujë i pijes dhe për tu bërë i tillë është i rëndësishëm ndërtimi i këtyre fundërruesve të cilët bëjnë filtrimin e ujit dhe në këtë mënyrë nëpër shtëpitë e qytetarëve të Klinës ai bëhet ujë për pije. Andaj sot është një ditë e gëzuar për të gjithë banorët e Klinës, shpresojë që do kemi edhe projekte të tjera në bashkëfinancim dhe bashkëpunim”.-ishte shprehur Kurti në ceremoninë e gurthemelit./Njeshi&RADIO 1/

Punimet aktuale
Punimet aktuale    

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...