23.3 C
Pec
E diel, 7 Gusht, 2022

Ceremoni mortore e vitit 1963 në Pejë, e argjendarit të njohur Simon Çivlaku

Janë nxjerrë në facebook nga Anton Çivlaku këto ditë, fotografi të papublikuara më parë, ku pasqyrohet ceremonia mortore e Argjendarit të njohur pejan Simon Çivlaku, i cili poashtu rrjedhë nga një familje e njohur pejane me tradita shekullore artizanale. Anton Çivlaku është vetëm njëri nga pasuesit e traditës së kësaj familjeje të njohur e të respektuar, ndërsa mbetet edhe kontribues i jashtëzakonshëm i kultivimit të mesazheve kundër harresës kolegtive të dokeve dhe zakoneve shqiptare ndërshekullore.

Nëpërmjet fotografive në fjalë, përpos riteve mortore pasqyrohen edhe fragmente të shkrepura të Pejës së vitit 1963.

Fotografitve, Anton Çivlaku ju ka dhënë edhe një përshkrim narrativ që po ua sjellim pa ndërhyrje.

Postimi i plotë: 

“Pamje nga varrimi unikal i Simon Zef Çivlakut në Pejë më 1963!

Hije e rëndë kishte rënë atë ditë në Pejë, Simon Çivlaku argjendari i mirënjohur në mbarë Ballkanin kishte ndrruar jetë, njeriu që hapi punishtën e parë të filigranit në kryeqytetin e Jogusllavisë njëkohësishtë kishte edhe dyqanin (Argjendarin) kryesore në atë vend, kontribues i flaktë i studentëve shqiptarë në Beograd, ku iu gjind afër në momentet dhe situatat më të vështira.

Arkivoli nga shtëpia iu bart në kishë, aty u mblodh populli, aty u mblodhën edhe pjestarët e korit, secili zë më i bukur se tjetri, nën dirigjimin e slloveno-gjermanës motrës Ernesta, mesha u këndua në katër zëra në gjuhën shqipe, e poashtu edhe kënga drithëruese lamtumirëse “M’afro Zoti im” por vështirë të këndohej atë ditë veçse nën lotë. Vazhduan duke ecur nga korza, ku rendit të kunorave me lule nuk iu shihej fundi, kështu vazhduan për në varreza.

Nga respekti i madh që gëzonte nga të gjithë qytetarët e Pejës por edhe ma tutje, aty e prisnin një numër i madh i njerëzve për t’ia dhënë lamtumirën e fundit, kështu duke lënë pas vetës gruan Karolina Gjini Çivlaku, motrën e prelatit të madh Don Gaspër Gjinit, si dhe të kompozitorit Vinçenc Gjini, poashtu një djalë dhe një vajzë, mbarë familjen, qytetarët dhe të gjithë ata që e njohën.”-shkruan Anton Çivlaku./Njeshi/

P.S. Botimi dhe fotografitë janë nxjerrë me lejen e Anton Çivlakut.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...