Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot lidhur me çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë se kanë arritur në një marrëveshje në parim dhe se marrëveshja duhet të kalojë hapat.
Rama ka thënë se janë pajtuar në parim që çështja të shkojë në gjykatën ndërkombëtare dhe tani duhet kryer procedura.
Sipas tij, presidenti duhet të japë një autorizim të ri për grupin negociator që të fillojë punën dhe pastaj duhet të përgatitet diçka e quajtur marrëveshje e përbashkët.
Në një intervistë për gazetën prestigjioze greke “Kathimerini” i pyetur nga gazetari Pavlos Papadopoulos, nëse është i gatshëm ta nënshkruajë një marrëveshje arbitrazhi dhe t’ia referojë çështjen Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, Rama theksoi se “ky është sërish një shembull i mirë për t’iu shpjeguar sesi e shoh unë politikën”. /Njeshi/