19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Çfarë do të ndodhë për dy ditë në Tiranë nga vizita e Zelenskyt në Shqipëri, zbardhet agjenda

Në orën 09:00 Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë, ku do të marrë pjesë në Samitin e BE-së që do të zhvillohet në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt.

Është zbardhur agjendën e Presidentit ukrainas, i cili ditën e mërkurë në orën 09:00 do të pritet në kryeminsitri nga kryeministri Edi Rama, ku do të ketë një takim “kokë më kokë” mes tyre.

Më pas në orën 11:00 Presidenti Zelensky, do të jetë i pranishëm në “Pallatin e Kongreseve” ku do të marrë pjesë në sesionin me dyer të mbyllura.

Të pranishëm në “Pallatin e Kongreseve” do të jenë të pranishëm liderët e rajonit, Komisioneri i BE për Zgjerim Oliver Varhely si dhe përfaqësues të Europës juglindore.

Sesioni do të diskutojë dy tema, ku tema e parë është “Ukraina” dhe pjesa e dytë do të jetë “Paketa Financiare e BE për Ballkanin Perëndimor”.

Ndërkohë që në orën 13:30 do të jetë konferenca e përbashkët për mediat ku të pranishëm do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky si dhe Komisioneri i BE për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Këtu mbyllet dita e parë e Samitit. Ndërkohë në ditën e dytë të Samitit në 29 shkurt do të vazhdojnë diskutimet mes liderve të Ballkanit Perëndimor për procesin e zgjerimit/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...