Qytetarët e Kosovës kanë shprehur ankesa të shumta në muajt e fundit lidhur me faturimin e lartë të energjisë elektrike, duke përmendur një rritje të mundshme të çmimeve.
Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-s, ka sqaruar se nuk ka mundësi për rritje të papritur të çmimeve, duke theksuar se vetëm 18% e qytetarëve kanë marrë fatura mbi 100 euro, ndërsa pjesa tjetër kanë marrë faturat nën 100 euro.
Ajo shtoi se çdo faturë është kalkuluar në bazë të matjes së konsumit, dhe mund të gaboj dora e njeriut por jo e digjitalizimit, pasi që i gjithë kalkulimi siç tha ajo, ndodhë në mënyrë digjitale, transmeton Klankosova.tv.
Për më tepër, Rashiti nënvizoi thirrjet e KESCO-s që nga shtatori për të shmangur kalimin e blloktarifës, pasi çdo tejkalim i saj mund të çojë në tarifa më të larta. /Njeshi/