Vërtet dita e Xhuma është ditë e veçuar por dhe ky muaj është muaj i veçuar. Pra jemi në dy gjëra që nga Allahu janë bekuar dhe privilegjuar, një ditë dhe muaj i çmuar.
Çfarë duhet vepruar? Duhet Allahun më shumë për ta adhuruar dhe me dua të mirat e Tij duhet kërkuar, pa ndalim e pa u turpëruar.
Për ditën e xhuma Kurani na tregon: O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini. E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.(Xhuma ajetet 9-10).
Ramazani është muaj i devotshmërisë, xhumaja, ditë e përkujtimit afërsisë.
Çfarë lidhje ka Ramazani me Xhumanë? Lidhja qëndron se me këto dy hallka, krijesa(robi) më shumë Allahun adhuron sepse kjo ditë dhe ky muaj janë të specifikuar, andaj duhen respektuar me ibadet Allahun duke adhuruar si Një e të Lartëmadhëruar.
Vërtet besimtarë po i afrohemi dhjetëditshit të fundit dhe xhumaja e hytbeja e të gjithë imamëve duhet të tregojë këtë hadithë : Se pejgamberi s.a.v.s. në këto ditët e fundit mundoheshte dhe bënte më shumë vepra te mira sesa në ditët tjera, për çka na njofton Aisheja r.anha. dhe thotë: Pejgamberi s.a.v.s. angazhohej në dhjetë ditët e fundit (me ibadet dhe vepra të mira) jo sikurse ne ditët tjera”. (Muslimi).
Xhumaja ka vlera ashtu sikur agjërimi, por xhematliu a duhet të agjërojë kur imami është duke ligjëruar në hytbe, normalisht që po, si qënka ky agjërim? Të mos flasë, të mos pëshpërisë, as mos ti ndjehet zëri.
Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë thotë se: Nësë ndonjëri në xhuma ja bënë shokut në krah me gisht me isharet kinse shuaj mos fol ose flet, nuk ka xhuma. Pra kujdes mos t’ju ikën xhumaja, mos pëshpëritni por agjëroni, mos folni, mos veproni, por dëgjoni këshillat nga imami, ligjëruesi. Mësoni ose përsëritini ato e analizoni. Zakonisht imamit i bien katër xhuma për Ramazan ti ligjërojë, nga katër xhuma duhet diçka xhematin ta edukojë e mësojë.
1.Xhumaja e parë duhet të flet për vlerat që agjërimi ka dhe synimi ti që është devotshmëria,si furnizimi më i mirë për cdo Krijesë,sepse pa devoshtmëri ska jetë,gjallëri,besim,dashuri dhe harmoni kudo në njerëzi.
2.Xhumaja e dytë ti tregojë xhematit dhe vetes se Allahu Mëshironë dhe ka dërguar këtë muaj si Mëshirë dhe përkujtim për çdo mumin-besimtarë. “Mëshira Ime përfshin çdo gjë.” (A’raf: 156)
3. Xhumaja e tretë duhet cituar një hadithi kudsijj vi¬jues ku Allahu thotë: “O bir i Ademit, çdoherë që më thërret dhe më lu¬tesh, Unë t’i fal ato që i ke bërë dhe nuk më vjen vësh¬tirë. O bir i Ade¬mit, sikur të arrijnë gjynahet e tua ku¬pën e qiellit, e pastaj të më kërkosh falje, do të të fal dhe nuk më vjen rëndë. O bir i Ademit, sikur të vish tek Unë me gjynahe sa është toka, dhe më takon pa më bërë as¬kë ortak, do të të vij me falje sa është toka.” Transmeton Tirmidhiu”,Ky duhe të jetë mesazhi se Allahu falë shumë gabimet e krijesave të tija andaj pendohuni me një pendim të sinqertë.
4.Xhumaja e katërt të flasë për vlerën e dhjetdishit të fundit dhe natës së kadrit për të cilën Allahu na tregon cfar vlerash ka : Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!(Kadr ajeti 3).Të tregojë se Allahu shpëton nga zjarri ata që agjëruan për Allah dhe sinqerisht,të flas për vlerën e itikafit në dhjet ditët e fundit në xhami dhe ti gëzohen ardhjes së bajramit,pas një agjërimi të bereqetshëm.
Xhumaja na përkujton ngjarje të ndryshme që kanë ndodhur, poashtu dhe Ramazani, andaj kërkohet të respektohen këto dy vlera, vlera e Xhumasë dhe e Ramazanit:
Mesazh dhe edukim me xhuma dhe agjërim:
1.Xhumaja na edukon me bashkim e dëgjim e adhurim në xhami.
2.Ramazani dhe Xhumaja na mobilizojnë, Xhumaja për një javë, Ramazani për një vit.
3.Festa javore e Xhumasë na përkujton ahiretin, Ramazani, pritjen, sabrin, përgëzimin, xhenetin.
4.Xhumaja takon më shumë besimtarët mes veti, ashtu dhe Ramazani. Aty ku ka takim, ka bashkëpunim, bisedim, promovim, thirrje në islam me gëzim.
5.Akademia javore dhe ajo vjetore apo mujore na kthejnë edukimin dhe urtësimin.
6.Allahu xh.sh na pastron nga gjynahet ditën e Xhuma duke bërë dua, si dhe Ramazani duke agjëruar e diçka të re çdo ditë duke mësuar.
7.Mesazhi i Ramazanit është mesazh i dhikrit bashkë me mësimet e imamëve që marrim nga hutbeja e predikimeve të xhumasë.
8.Forca jonë akumulohet me agjërim dhe festim në xhuma, çdo javë respektim.
9.Dhurata e premtuar për ne, xheneti, dhuratë e cila nuk shuhet kurrë.
10.Bashkëpunimi në grupe e ekipe, ditëve të xhuma dhe muajve të Ramazanave që agjërojmë e jetojmë, të na sjellin shumë dobi me punë të shumtë në thirrje islame dhe ndaj Allahut xh.sh. të kemi përulësi.
Pa Xhuma nuk ka islam, pa Ramazan nuk ka islam, andaj këto dyja janë si e ëma si e bija, janë dy shoqe të jetës, janë dy margaritarë të pashuar. Lum ai njeri që i ka shijuar dhe zbatuar me frikë dhe dashuri ndaj Allahut x.sh. duke shpresuar me bindje të përkushtuar.
Përgatitur nga Imam Arbër Berisha./Njeshi/