4.2 C
Pec
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Çfarë po ndodhë, pa u mbushur një javë tre vrasje tronditëse në Kosovë

Skënderaj është tronditur nga një ngajrje e rënë, ku një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur.

Vrasja ka ndodhur në fshatin Runik, ku dy persona të maskuar kanë hyrë në një kafiteri dhe kanë shtënë në drejtim të të vrarit dhe të plagosurve, sipas informacioneve të para të policisë.

Por, tronditëse për opinionin është se në vetëm një javë tri vrasje kanë ndodhur në gjithë vendin.

Të premten e kaluar, në qendër të Prishtinës u vra një person e u plagosën rreth 20 persona.

Në arrest aktualisht ndodhen dy persona kurse një tjetër është shpallur në kërkim pasi kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Në fillim të kësaj jave në Klinë poashtu në një kafiteri u vra një burrë nga një familjarë i tij.

Policia është vënë në kërkim, të të dyshuarit edhe për vrasjen në Klinë, por që ende nuk ka arritur ta kapin.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...