20 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Çfarë zbulon analiza e ADN-së?

Me rastin e identifikimit të autorëve të vrasjeve, analiza bëhet në bazë të gjurmëve biologjike të lëna në vendngjarje ose nga trupi i viktimës. Edhe këtu mund të merret mostër nga gjaku, flokët, lëngjet trupore.

Zbardhja e vrasjeve, përcaktimi i identitetit të personave të përfshirë në aksidente trafiku ose aksidente të tjera, ose vërtetimi i atësisë dhe amësisë. Këto janë arsyet pse përdoret më shpesh e ashtuquajtura analiza e ADN-së.

Çdokush mund të kërkojë një lidhje gjenetike me një prind ose fëmijë. Në praktikën penale, analiza e ADN-së zakonisht bëhet me kërkesë të një gjykate, policie ose prokurori. Aplikohet në Evropë, SHBA, vendet e rajonit. Por çfarë është analiza e ADN-së, si bëhet dhe çfarë mund të tregojë?

A ekzistojnë njerëz me ADN identike?

ADN-ja, ose acidi deoksiribonukleik, është material i trashëguar që ruan gjithë informacionin gjenetik të nevojshëm për ta transmetuar atë tek brezat e ardhshëm. Ajo përmban vetitë fizike dhe biokimike që e bëjnë çdo organizëm specifik dhe unik.

Është përmbajtja bazë biokimike e kromozomeve. Në çdo konfigurim të trupit të njeriut, molekulat e ADN-së dhe informacioni gjenetik që ato mbartin përsëriten në të njëjtën mënyrë në të njëjtat sekuenca.

Nuk ka njerëz në botë me ADN identike, përveç binjakëve identikë. Pjesa më e madhe e ADN-së është e njëjtë tek të gjithë njerëzit. Pjesa që dallon dhe që i bën njerëzit individë unikë është vetëm 0,3 për qind.

Si bëhet analiza?

Teknikat forenzike i bëjnë të dukshme gjurmët e ngjarjes që kalojnë pa u vënë re. Me rastin e përcaktimit të lidhjes farefisnore ose të brezit, materiali i ADN-së mund të merret përmes gjakut ose tamponëve.

Me rastin e identifikimit të autorëve të vrasjeve, analiza bëhet në bazë të gjurmëve biologjike të lëna në vendngjarje ose nga trupi i viktimës. Edhe këtu mund të merret mostër nga gjaku, flokët, lëngjet trupore.

Në rast të aksidenteve rrugore apo aksidenteve të tjera me pasoja të mëdha, viktimës dhe prindërve të saj i merret material gjenetik për të përcaktuar identitetin e viktimave për krahasim apo përputhje.

Në një situatë tjetër, nëse gjendet trup njeriu, merret një mostër e tij dhe mund të krahasohet me materialin gjenetik që ekziston në bazën e të dhënave të personave të zhdukur. Ai material është marrë më parë nga sendet e tij personale.

Me rastin e grumbullimit të materialit nga vendi i kryerjes së krimit ose nga trupi i viktimës, duhet të respektohen masat paraprake, përkatësisht të parandalohet kontaminimi i mostrave. Është gjithashtu e nevojshme që ato të ruhen siç duhet.

Çfarë analizohet?

Nga materiali gjenetik i mbledhur izolohet një molekulë e ADN-së dhe analizohen të ashtuquajturat lokuse të gjeneve të ndryshueshme. Ato janë gjithsej 12. Për të përcaktuar nëse ai material i përket apo jo një personi të caktuar, është e nevojshme të përputhet ose të mos përputhet profili i gjenit për secilin gjen të analizuar.

Me analizat krahasuese, përjashtohet ose konfirmohet marrëdhënie e shkallës së parë.

Nëse ka mospërputhje në më shumë se tre vende, atëherë nuk ka lidhje farefisnore. Çdo person ka 30.000 gjene në dy kopje. Një kopje e trashëgon nga nëna, tjetrën nga babai.

Për herë të parë e përdorur në vitin 1985

Metodat për zhvillimin e profilit të ADN-së dhe identifikimit të ADN-së u zhvilluan nga britaniku Alek Xhefris. Metoda e tij e konfirmimit të profilit u përdor për herë të parë në vitin 1985 për të përcaktuar identitetin e një të dyshuari për përdhunimin e dy vajzave të mitura në Harbor. Mostra e ADN-së së tij përputhej me atë të gjetur tek dy vajzat.

Një bazë efikase e të dhënave të ADN-së është thelbësore për funksionimin efikas të analizës së ADN-së. Në Shtetet e Bashkuara, rregulloret e para për bazat e mëdha të të dhënave të ADN-së datojnë në vitet 1980. Në Evropë kjo ndodhi dhjetë vjet më vonë. Iniciativat fillestare ishin në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...