6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Champions League: Real Madrid vs Ajax në rrugë drejt çerekfinales

Real Madrid takohen me Ajax sonte në ora 21:00 në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu” pas fitores 2-1 në “Johan Cruyff Arena” në kuadër të Champions League.

Los Blancos vijnë në këtë ndeshje pas dy humbjeve resht nga Barcelona në La Ligë dhe në Kupën e Mbretit. Në këtë sfidë nuk do të paraqitet Kapiteni Sergio Ramos i suspenduar. Madrilenët synojnë çerekfinalen e 9-të resht, ndërsa ekipi holandez u kualifikuan për herë të fundit në këtë fazë në 2002/03.

Trajneri i Ajax Erik Ten Hag: “Lojtarët janë shumë të vetdijshëm, në rast se e dëshirojnë titullin atëherë sonte është shansi i fundit. Në Amsterdam, Real Madrid tregoj dobësitë, por kundër një top skuadre, duhet të keni shumë strategji për ti mposhtur”- Hag

Trajneri i Real Madrid Santiago Solari: “Ne duam të fitojmë dhe të kualifikohemi. Ky ekip ka karakter, puna jonë është të bëjmë më të mirën e mundshme, të sulmojmë më mirë, të shënojmë më shumë gola dhe ky është momenti për ta bërë, në Ligën e Kampionëve.”-Solari

Mesfushori i Real Madrid, Luka Modric: “Nuk dua të theksoj ndonjë emër të lojtarëve të Ajax, por mund të ju them se janë shumë të talentuar në secilën pozitë. Këtë e treguan edhe në ndeshjen e parë. Shumë të talentuar, ambicioz, lojtarë të rinj, me shumë uri.”-Modric.

Mbrojtësi i Ajax Nicolas Tagliafico: “Kemi ardhur të luajm shanset tona për kualifikim. Natyrisht që edhe kundërshtari dëshiron ta bëjë të njejtën gjë. Unë shpresoj se do të jetë një lojë e mirë dhe ne të kompletojmë misionin për të cilin kemi ardhur në Madrid.”-Tagliafico.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Courtois; Reguilon, Varane, Nacho, Carvajal; Casemiro, Kroos, Modric; Vázquez, Benzema, Vinícius

Ajax: Onana; Tagliafico, Blind, De Ligt, Mazraoui; De Jong, Van de Beek, Schone; Neres, Tadic, Ziyech

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...