9 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Chelsea dhe Bayern me fitore

Chelsea ka bërë hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Të martën mbrëma në Bukuresht të Rumanisë, skuadra londineze e mposhti Altetico Madridin me rezultatin 1:0. Atletico ishte vendase në këtë ndeshje, të cilën e organizoi në Rumani për shkak të masave kufizuese në Spanjë.

Golin e vetëm e shënoi francezi Olivier Giroud. Ai realizoi gol të bukur me goditje “gërshërë” në minutën e 68-të.

Ndeshja e kthimit luhet më 17 mars në Stamford Bridge. Chelsea po vazhdon me rezultate të mira nën drejtimin e gjermanit Thomas Tuchel.

 

Në takimin tjetër Bayerni thuajse e ka përfunduar punën për kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e parë të 1/8 së finales, Bayerni të martën mbrëma fitoi thellë në udhëtim ndaj Lazios. Ndeshja e luajtur në “Olimpico” në Romë, përfundoi 4:1 në të mirë të skuadrës gjermane.

Bayerni është fitues në fuqi i Ligës së Kampionëve dhe ka fituar gjithë trofetë e mundshëm. Me paraqitjen që kishte të martën vlerësohet pretendent për tjetër trofe në Champions, ndonëse në Bundesligë ka pasur telashe së fundi.

Vedat Muriqi, Thomas Strakosha dhe Marco Alia kanë qëndruar në stol te Lazio.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...